Selmanaj i LDK-së i reagon Ferajt: Kosova, gjaku ynë që nuk falet

Aktuale

Selmanaj i LDK-së i reagon Ferajt: Kosova, gjaku ynë që nuk falet

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 09:52
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i ka reaguar Hysamedin Ferajt, gjuhës së këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar “gjuhë fashiste” deklaratën e tij për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Selmanaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, e ka quajtur “relikte” Ferajn.

“Reliktet mbesin relikte. Gjuha fashiste se ka vendin në një vend dhe shoqëri demokratike!“Kosova është gjaku ynë që nuk falet””, ka shkruar deputeti Selmanaj.

Feraj përdori gjuhë të rëndë ndaj Haradinajt, duke parashtruar pyetjen se pse nuk është vrarë kreu i AAK-së në luftë por vëllezërit e itj.

“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat