Abdixhiku për Kurtin: Ky njeri nuk di të qeverisë

Aktuale

Abdixhiku për Kurtin: Ky njeri nuk di të qeverisë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 10:31
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në arsim, duke e cilësuar Kurtin si i paaftë dhe i papërgjegjshëm për të qeverisur.

“Asnjëherë në Kosovë, në kohë paqeje, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë. Asnjëherë më parë fëmijët kosovarë nuk kanë pësuar me kaq pandjeshmëri. Kjo më nuk është gjendje normale. Fëmijët, familjet, mësimdhënësit e vet shteti s’mund të dëmtohen me kaq lehtësi”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku në Facebook.

Statusi i plotë:

Mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim - rrinë në shtëpi - por Kryeministri i Kosovës zgjedhë të largohet për në Japoni.

Paaftësi dhe papërgjegjësi!

Ky njeri nuk di të qeverisë!

Asnjëherë në Kosovë, në kohë paqeje, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë. Asnjëherë më parë fëmijët kosovarë nuk kanë pësuar me kaq pandjeshmëri. Kjo më nuk është gjendje normale. Fëmijët, familjet, mësimdhënësit e vet shteti s’mund të dëmtohen me kaq lehtësi. Kujt i duhen fajësimet, ofendimet e egot individuale kur në fund mbesim në krizë?

Kosova ka nevojë për vëmendje e udhëheqje të matur politike. Kosova ka nevojë për lidership që jep zgjidhje, menaxhon kriza e përgatitë vendin për betejat e madha përpara - në energjetike, inflacion, shëndetësi e ekonomi. Ikja nga këto ballafaqime është veç papërgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat