Gjinovci i reagon Tërnavës: Mos e imitoni Serbinë ku klerikët përzihen në politika ditore, imitojeni Francën që...

Aktuale

Gjinovci i reagon Tërnavës: Mos e imitoni Serbinë ku klerikët përzihen në politika ditore, imitojeni Francën që...

Nga: A.SH Më: 27 shtator 2022 Në ora: 12:49
Rron Gjinovci

Edhe myftiut i Kosovës, Naim Tërnava, është deklaruar sot për grevat në arsim.

Ai ka thënë se mbështesim kërkesat e grevistëve, kurse greva të ndërpritet menjherë.

“Ne e mbështesim kërkesën e mësimdhënësve të Kosovë për pagë të dinjitetshme”.

“Thërras SBAShK-un që sot ta ndëpresin grevën dhe nesër fëmijët tanë të kthehen në bankat e shkollës”.

Për këtë ka reaguar aktivisti i Shqoërisë Civile, Rron Gjinovci, i cili ka bërë thirrë që BIK mos ta imitojnë Serbinë ku klerikët përzihen në politika ditore, por ta imitojnë Francën që këtë ndarje e ka bo para disa shekujve.

Postimi në Facebook:

Myftiu Tërnava është mirë me u marrë me përmbajtjen e hytbeve dhe cilësinë e ligjëratave në xhamia, ka kush merret me arsim e me greva. Po ashtu falemnderit për mendimin që duhet me u nalë greva dhe qeveria me i rritë pagat. Shumë mendim i thellë edhe diçka që su ni dej tash 😂

P.S.

Mos e imitoni Serbinë ku klerikët përzihen në politika ditore. Imitojeni Francën që këtë ndarje e ka bo para disa shekujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat