Iu lakua emri për largimin e mundshëm nga Vetëvendosje, flet deputetja Labinotë Demi-Murtezi

Aktuale

Iu lakua emri për largimin e mundshëm nga Vetëvendosje, flet deputetja Labinotë Demi-Murtezi

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 14:49
Labinotë Demi-Murtezi

Ka bërë bujë një listë e publikuar me disa deputetë të Vetëvendosjes që pritet të largohen nga partia në pushtet. Por, shumica nga ta e kanë demantuar lajmin duke thënë se lista ishte shpifëse dhe qëllimkeqe.

Labinotë Demi-Murtezi është njëra nga ato deputetet që ka mohuar largimin e saj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një prononcim deputetja nga Gjilani ka thënë se as mendja nuk i ka shkuar të marr një vendim të tillë.

“Në disa medie u tërhoq ky lajm, e në disa po insistohet në këtë të pavërtetë. Unë jam anëtarë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht deputete e Kuvendit e këtij subjekti politik. Vazhdoj të jem e angazhuar në dy komisione parlamentare dhe as nuk më ka shkuar mendja të tërhiqem ose të ndërroj grup parlamentar” ka thënë Demi-Murtezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat