​Kurti: Rreth 200 mijë fëmijë dhe mbi 20 mijë lehona përfitues të shtesave

Aktuale

​Kurti: Rreth 200 mijë fëmijë dhe mbi 20 mijë lehona përfitues të shtesave

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 16:29
Albin Kurti

Këtë muaj bëhet një vit prej kur për herë të parë Qeveria e Kosovës ka filluar skemën e shtesave për fëmijë dhe shtesave për lehona.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga shtatori 2021 e deri më tani, nga këto dy skema kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje.

“Rishtazi hapëm aplikimin për fëmijët e lindur në vitin 2012, e në tetor do ta hapim edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011. Kështu, gradualisht po zgjerojmë skemën e shtesave drejt synimit tonë për të përfshirë të gjitha gjeneratat deri në moshën 16 vjeçare”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka theksuar se shtesat për fëmijë dhe lehona do të bëhen traditë e qeverisjes së mirë dhe se nuk do të ketë kthim prapa.

“Të angazhuar që secila familje ta ndiejë dorën e shtetit, do të vazhdojmë edhe më tej me politika që në qendër kanë ngritjen e mirëqenies për qytetarët tanë”, ka përfunduar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat