E kritikoi kryeministrin për vizitën në Japoni/ Kurti ‘godet’ Çitakun: E shiti lirë..!

Aktuale

E kritikoi kryeministrin për vizitën në Japoni/ Kurti ‘godet’ Çitakun: E shiti lirë..!

Nga: A.M Më: 27 shtator 2022 Në ora: 17:29
Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Kundërshtarët politikë, më saktësisht opozita kanë vërshuar me kritika ndaj kryeministrit Kurti, pas udhëtimit të tij për në Japoni ku do marrë pjesë në varrimin e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

E ndër reagimet më të ashpëra, ishte ai i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

E për këtë, Çitakut iu kundërpërgjigj deputetja e LVV-së, Tinka Kurti, ku në Facebook postoi një deklaratë që nënkryetarja e PDK-së e kishte bërë kur ishte vrarë kryeministri japonez.

Kurti tha se Çitaku e shiti shumë lirë respektin për ish-kryeministrin e ndjerë japonez.

“Sa lirë e shet ish-ambasadorja jonë në ShBA respektin për ish-kryeministrin e ndjerë japonez të cilin me 8 korrik ajo e kujtonte si mbështetës të madh të Kosovës? Për një status të dobët në Facebook. Kështu për pak e shitën edhe Kosovën”, deklaroi Kurti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sa lirë e shet ish-ambasadorja jonë në ShBA respektin për ish-kryeministrin e ndjerë japonez të cilin me 8 korrik ajo e kujtonte si mbështetës të madh të Kosovës? Për një status të dobët në Facebook. Kështu për pak e shitën edhe Kosovën.

P.S. Kryeministri Kurti po qëndron në Japoni për marrë pjesë në varrimin e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Image
Postimi i Vlora Çitakut
Image
Postimi i Vlora Çitakut
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat