​KFOR-i mban stërvitjen për reagim ndaj krizave “Golden Sabre” 2022

Aktuale

​KFOR-i mban stërvitjen për reagim ndaj krizave “Golden Sabre” 2022

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Misioni i KFOR-it në Kosovë zhvilloi sot stërvitje komplekse për reagim ndaj krizave të quajtur “Golden Sabre” në zonën stërvitore të Kampit e NovoSellës.

Stërvitja ishte planifikuar dhe ekzekutuar nën drejtimin e zëvendëskomandantit të KFOR-it, gjeneral brigade Luca Piperni.

Ajo u fokusua në integrimin e aseteve dhe aftësive të ndryshme të KFOR-it dhe testoi aftësinë e kontingjenteve të ndryshme të kontribuar nga aleatët dhe partnerët e NATO-s për t'iu përgjigjur me sukses çdo kërcënimi që mund të rrezikojë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë në mbarë Kosovën.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për profesionalizmin, përkushtimin e treguar nga personeli i KFOR-it dhe EULEX-it që morën pjesë në të.

Përmes stërvitjeve të rregullta, KFOR-i ruan një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat