Kush është kryeministrja e re e Italisë? Flet Fatjon Softa

Aktuale

Kush është kryeministrja e re e Italisë? Flet Fatjon Softa

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 19:52
Fatjon Softa

Gazetari Fatjon Softa ka thënë se Italia ka bërë një ndryshim të madh me zgjedhjen e Giorgia Melonit kryeministre të vendit.

Ai tha se fitorja e Melonit është e merituar.

“Italia bëri një ndryshim të madh, sepse qytetarët italianë arritën të bënin ndryshimin nga e majta në të djathtë. Fitorja e Melonit është e merituar, ka bërë hapa gjigantë as i përket rritjes së partisë”, ka thënë Softa në Info Magazinë.

Sipas tij, arsyeja pse ajo pati një rritje të madhe është sepse asnjëherë nuk ishte pjesë e qeverisë, por gjithmonë ka qëndruar në opozitë.

“Meloni ka qenë gjithmonë opozitare, s’ka pranuar kurrë të jetë pjesë e qeverisë… Kjo ishte një nga arsyet pse ajo pati rritje, pasi nuk u përfshi në qeveri asnjëherë”, ka shtuar ai.

Ai tha se me qeverisjen e saj do të ketë ndryshime, por jo radikale. Sipas tij, ajo do të vazhdojë të ketë raportin e njëjtë me NATO-n dhe vendet euroatlantike, por siç tha ai, fokusi i saj më shumë do të jetë ngritja ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat