​Kurti: Japonia është mik i domosdoshëm i Kosovës

Aktuale

​Kurti: Japonia është mik i domosdoshëm i Kosovës

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 20:25
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ndodhet në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Kurti në një postim në Twitter, ka shkruar se Kosova është mirënjohëse Japonisë, për mbështetjen e vazhdueshme, teksa ka falënderuar Grupin Parlamentar të Miqësisë Japoni- Kosovë për kontributin në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Grupi Parlamentar i Miqësisë Japoni- Kosovë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet mes vendeve tona, për të cilin falënderova kreun e grupit @shionoya_ryu.

I jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë, mikut dhe partnerit të domosdoshëm të Kosovës", ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat