Befason Shkëlzen Gashi: 90 për qind e deputetëve të VV’së janë analfabeta, nuk dinë shkrim e lexim

Aktuale

Befason Shkëlzen Gashi: 90 për qind e deputetëve të VV’së janë analfabeta, nuk dinë shkrim e lexim

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 21:26
Shkëlzen Gashi

ish-këshilltari i Kurti, Shkëlzen Gashi thotë se 90 për qind e deputetëve të VV’së janë analfabetë funksional.

Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se 90 për qind e deputetëve të VV’së, përveç që nuk dinë shkrim e lexim, kanë probleme themelore për leximin e një teksti e ta kuptojnë atë.

“90 për qind janë analfabetë funksional , të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata jo që nuk dinë shkrim e lexim, por kanë probleme themelore me lexu një tekst me kuptu. 90 për qind prej tyre nuk guxojnë me dal nëpër debate e me u ballafaqu me kudnërshtar. Ky e ka bo zgjedhjen qashtu, se i kanë konvenu qasi, debilla, dembela, që me mujt me i kontrollu, me qenë të dëgjueshme e mos me ju bo probleme”, tha Gashi. 

Tutje, ai tha se anipse kjo qeveri ka dy zëdhënësa, është shumë e mbyllur për media.

“Kjo qeveri i ka dy zëdhënës kryeministri, Përparim Kryziu e Rozafa Kelmendi dhe është tepër e mbyllur ndaj mediave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat