Ngecja në njësi mësimi ndikon në zhvillimin e plan-programit mësimor

Aktuale

Ngecja në njësi mësimi ndikon në zhvillimin e plan-programit mësimor

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Gjithë këto ditë humbje mësimi do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e plan-programit mësimor.

Derisa nxënësit, të cilët e kanë nisur mësimin nga 1 shtatori, janë përpara me rreth katër njësi mësimore, shumica e fëmijëve për shkak se mësimdhënësit i kanë në grevë, kohën e kaluan nëpër kopshte ose në shtëpi.

Abetaren e kanë të përbashkët të gjithë filloristët. Por nxënësit e klasës së parë nuk kishin mundësi ta shfletonin atë në të njëjtën periudhë.

Vogëlushët që po vijojnë procesin mësimor në një nga institucionet private në vend kanë kaluar tashmë disa njësi sipas plan-programit.

"Sipas rregullave jemi te tingulli katërt dhe kemi mësuar disa shkronja shkronjën A,M,I,RR... edhe në matematikë kemi mësuar disa njësi kemi mësuar numra, bashkësi etj.", deklaroi Argurjana Alaj, mësuese.

Por fat tjetër kishin fëmijët që u regjistruan për herë të parë në shkollat publike të vendit. Ata ende nuk krijuan lidhjen përmes shkronjave e as nuk u njohën me njëri-tjetrin.

Shumë prej tyre kohën e kaluan nëpër kopshte apo në shtëpi, megjithëse me padurim prisnin të hapen dyert e shkollës.

Kësisoj vendimi i këshillit të shkollës "Hasan Prishtina" për të nisur mësimin, i gëzoi më së shumti fëmijët e klasës së parë, që ditën e parë të shkollës do ta kenë 27 shtatorin.

"Ka qenë në qëndrim ditor e nëpër kurse, por sot është shumë i lumtur që do të fillojë", deklaroi Ardiana Çitaku, prind.

"Ka qenë në kopsht dhe kanë pasë aktivitetet, por me gëzim e ka pritë lajmin që po hapen shkollat", tha Pranvera Lahi, prind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat