Feraj pasi Haradinaj refuzoi ta komentojë deklaratën e tij: Pyetja e djeshme ishte retorike, nuk ka nevojë për përgjigje

Aktuale

Feraj pasi Haradinaj refuzoi ta komentojë deklaratën e tij: Pyetja e djeshme ishte retorike, nuk ka nevojë për përgjigje

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 22:11
Hysamedin Feraj dhe Daut Haradinaj

Ditën e djeshme, këshilltari i Albin Kurtit, Hysamedin Feraj përdori gjuhë linçuese ndaj kreut të AAK-së Ramush Haradinajt.

Derisa, sonte në emisionin “Context”, ku mysafir është edhe ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj, Hysamedin Feraj ka folur rreth postimit të djeshëm.

Haradinaj fillimisht refuzoi ta komentojë këtë deklaratë të Ferajt, derisa ky i fundit nënvizoi se nuk ka nevojë për përgjigje, pasi pyetja është retorike. 

“Nuk më ka bë përshtypje, bile as nuk e komentoj” – tha Daut Haradinaj.

Ish-kandidati për deputet nga radhët e LVV, Hysamedin Feraj, i cili shtroi pyetjen se, “pse Serbia nuk e vrau Ramushin, por vëllëzërit e tij” – tha se kjo pyetje ishte retorike dhe nuk ka nevojë të përgjigjet askush.

“Pyetjen që ia ka bë Albinit, ia kam bë unë Ramushit. Nuk kam reaguar si këshilltar i Albin Kurtit, kam reaguar si qenie njerëzore, një ditë atij dikush duhet t’ia bëj këtë pyetje retorike” – tha Feraj.

Ndryshe, Feraj në vazhdimësi ka sharë, fyer e linçuar njerëz në Kosovë. Kurti si shef i tij, asnjë herë nuk është distancuar nga gjuha e përdorur prej Ferajt.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat