Asamblisti i LVV-së i del krah dhëndrit të Liburn Aliut: Arrestimi i tij s`ka lidhje me aktivitetin politik

Aktuale

Asamblisti i LVV-së i del krah dhëndrit të Liburn Aliut: Arrestimi i tij s`ka lidhje me aktivitetin politik

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 23:47
Gëzim Sveçla

Në mes të shumë çështjeve me rëndësi për kryeqytetin, në “RTK Prime” u diskutua edhe për burgosjen e asamblistit nga radhët e LVV-së.

Lidhur me këtë asamblisti Gëzim Sveçla, teksa sqaroi për motivin e arrestimit të asamblistit nga radhët e partisë së tij, theksoi se “ne si LVV rezervohemi të japim ndonjë deklaratë lidhur me arrestimin e tij deri në vendimin e gjykatës.”

Më tej ai shtoi se vepra për të cilën akuzohet bashkëpartiaku i tij ka të bëjë me punën e tij private që ka qenë në KEDS, pra nuk ka qenë asgjë e lidhur me aktivitetin politik në LVV.

Ndërkaq Ratkoceri reagoi se për veprat penale nuk ka arsyetim nga asnjë kandidatë për asamblistë nga cilado parti qoftë, aq më tepër nga LVV.

Rafuna: Kundërshtimi i opozitës për buxhetin, lloj kërcënimi

Në Kuvendin e Komunës së Prishtinës është trajtuar buxheti për vitin 2023, miratimi i të cilit është shoqëruar me pengesa nga asambleistë të opozitës së kësaj komune.

Në emisionin “RTK Prime” po diskutohet për buxhetin dhe jo vetëm nga asamblistë nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna, shefe e asamblistëve të kësaj partie, Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV-së, si dhe Leotrim Ratkoceri, shef i asmablistëve të PDK-së.

Jeta Rafuna, shefe e asamblistëve të LDK-së, deklaroi se veprimi i opozitës në komunën e Prishtinës ishte njëlloj kërcënimi nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, se në rast të mosaprovimit të buxhetit, asambleja do të shkojë në zgjedhje të reja, ngase ai ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga projektet e parapara nga ai.

Ajo, më tej tha se “kishim javën e kaluar seancë ku si pikë të rendit të ditës kishim buxhetin për vitin 2023, një buxhet i cili arrin shifrën mbi 100 milion euro, një buxhet që nuk ka pasur më parë një buxhet të tillë. Lidhur me këtë opozita ka lëshuar mbledhjen, duke kërcënuar se ne do të rrimë në sallë vetëm nëse kryetari Rama tërhiqet nga projektet që ai i ka paraparë, veprim që ne nuk pranuam një kërcënim të tillë.”

Sveçla, nga ana e tij, tha se të thuash që opozita kërcënon pushtetin është i pakuptimtë, sepse pushteti ka shumicën e opozita nuk ka numrat që të mund të bllokojë ndonjë veprim, prandaj si kërcënim do të mund të konsiderohej deklarata e kryetarit Rama, që për mua është një papërgjegjësi e tij lidhur me proceset.

“Rreziku për të humbur diçka është tek ata,jo te ne, ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje kurdo qoftë”, shtoi Sveçla.

Tutje ai sqaroi mosmiratimin buxhetit, ku sipas tij në kuadër të buxhetit është një projekt i dyshimtë, ku përmendi shumën pre 12 milion eurosh të ndarë për konsulencë, etj.

Ndërsa shefi i asambleistëve të PDK-së, Rakoceri theksoi se votimet e disa ligjeve ka qenë me rëndësi për qytetarët e Prishtinës, duke shtuar se ligji mbi vetëqeverisjen lokale bën të ditur se miratimi i buxheti është njëra nga vendimet më të rëndësishme për mbarëvajtjen e aktivitetit komunal.

“Buxheti i kryeqytetit është buxhet i qytetarëve të saj, nuk është buxhet i opozitës apo i pushtetit, ndaj nuk është e arsyeshme veprimi bllokues, ndonëse kam pritur veprim tjetër, një lloj gare për ide të reja për projekte të reja të ndryshme”, deklaroi, mes tjerash, Ratkoceri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat