AAK zhvillon sot aksion para Ministrisë së Arsimit

Aktuale

AAK zhvillon sot aksion para Ministrisë së Arsimit

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka paralajmëruar për një aksion simbolik ditën e sotme nga të rinjtë e kësaj partie.

AAK-ja njoftoi se aksioni ka të bëjë me mbështetjen e kërkesave të mësimdhënësve që po grevojnë, dhe se ai do të zhvillohet në orën 10:00.

“Të mërkurën 28 shtator 2022, duke nisur nga ora 10:00, Aleanca e të Rinjve të Kosovës, zhvillon një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të kërkesave minimale të mësimdhënësve”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat