Basha flet për dy deputetët e pakënaqur të VV-së

Aktuale

Basha flet për dy deputetët e pakënaqur të VV-së

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 00:16
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur për raportimet rreth pakënaqësive që po ndodhin në Lëvizjen Vetëvendosje.

Basha në emisionin ‘dPt te Fidani’ tha se deputetët si Eman Rrahmani dhe Visar Korenica që i kanë bindjet e veta për Kodin Civil duhet të mirëkuptohen.

“S’e besoj që ai tha që ata që janë për Kodin Civil janë servilë. Ata i kanë bindjet e veta që i kanë bindjet publike. Unë them bindjet duhet me ia respektu, por ato bindje smunden me u bo ligje të Kosovës që shkojnë në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Unë e respektoj, Visar Korenicën, e dëgjova e tha shumë sene edhe që tha që s’është t’u dalë prej lëvizjes, që e përkrah Albinin. Por në këtë pikë duhet me i mirëkuptu disa njerëz që i kanë bindjet.

Nuk besoj që e kanë thënë ‘Spo na dojnë’, sepse ata nuk janë të huajt, janë Lëvizje Vetëvendosje”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat