Eksperti i sigurisë publikon një foto të dyshimtë të policit serb, që dëshmoi për krimet e luftës në Kosovë

Aktuale

Eksperti i sigurisë publikon një foto të dyshimtë të policit serb, që dëshmoi për krimet e luftës në Kosovë

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 09:06
Vladimir Markoviq

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka hedhur dyshime se Serbia po e mban nën vëzhgim Vladimir Markoviqin, policin serb i cili ka dëshmuar për krimet që policia e Serbisë ka kryer në Kosovë.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet Markoviq dhe thotë se në këmbë ka të vendosur një GPS që simbolizon kontrollin e lëvizjes së tij.

“Ky është Vladimir Markoviq, i cili në këmbë e ka të ngjitur një GPS që simbolizon kontrollin e tij të lëvizjes ose arrestin shtëpiak…”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Postimi i plotë

Ky eshte Vladimir Markovic, i cili ne kembe e ka te ngjitur nje GPS qe simbolizon kontrollin e tij te levizjes, ose arrestin shtepiak.

Kete foto ma dergoi nje serb, pasi kishte verejtur se e kam shperndare intervisten me Vladimir #Markovic (dhene RTK), polic serb qe kishte folur per nje furgon qe kishte derguar ne Serbi trupa te vrare civilesh shqiptar, ne diten kur po terhiqeshin forcat serbe nga Kosova. Ai tha se, ne Naupare (afer Krushevcit) ishin varrosur ata shqiptare.

A po e mbajne kete deshmitar potencial serbet nen vezhgim... Mirepo, kesaj radhe RTK ia kishte luajtur lojen regjimit te Vuçiqit, sepse intervista ishte bere shume me heret. Me aq sa di une, deshmitari Markovic ka dhene deshmine e tij edhe ne Prokurorine e Kosoves.

Image
Vladimir Markoviq
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat