Qalaj: Shpella e Gadimes është buzë shkatërrimit

Aktuale

Qalaj: Shpella e Gadimes është buzë shkatërrimit

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 10:52
Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit ka folur për Shpellën e Gadimes duke thënë se është buzë shkatërrimit. Ai tha se përreth shpellës janë edhe katër gurthyes që sipas tij po ndikojnë negativisht në shpellë.

Në fjalën e tij në Kuvend, Qalaj tha se gjysma e shpellës është në terr dhe për një kohë të gjatë nuk është mirëmbajtur.

“Me pa situatën atje është shumë keq. Ka shumë vizitorë që janë nga shtete të ndryshme ndërsa nuk ka asnjë tabelë në komunikacion se si shkohet atje. Gjendjen e kemi keq atje, duke filluar nga ndriçimi, gjysma e shpellës është në terr.Pastaj stafi nuk ka të ëjë kurgjë me shpellën, unë nuk e di as kur janë punësu”, u shpreh Qalaj.

Ai tha se në Shpellë janë vetëm katër punëtorë dhe nuk ka roje të objektit si dhe mungojnë edhe kamerat e sigurisë.

“Kemi një situatë ku kemi dëmtime të mëdha dhe ska kamera. Nuk ka roje të objektit janë vetëm katër punëtorë. Arsyeja kryesore pse do të flas është se përreth shpellës janë katër gurthyes që po ndikojnë negativisht..Nuk po bëjmë asgjë që t’i ruajmë bukuritë natyrore”, u shpreh Qalaj më tej.

Ai bëri thirrje që të ruhen bukuritë natyrore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat