Kryeministri Kurti ka një thirrje për shqiptarët në Serbi: Dëshmoni që jeni aty!

Aktuale

Kryeministri Kurti ka një thirrje për shqiptarët në Serbi: Dëshmoni që jeni aty!

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 19:27
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Serbi që t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka nisur sot e zgjatë deri më 31 tetor.

Përmes një video-mesazhi, kreu i ekzekutivit ka thënë se shqiptarët që jetojnë në Serbi në vazhdimësi përballen me diskriminim kombëtar dhe njerëzor, e së fundmi edhe me pasivizim të adresave të tyre.

Ndaj, sipas tij, regjistrimi në Serbi për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës, ftoj shqiptarët që jetojnë në Serbi e në veçanti në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, që t’i përgjigjen regjistruesve duke regjistruar veten dhe familjarët. Ju ftoj që shtypjes t’i përgjigjeni me regjistrim”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat