Vuçiq alarmohet: Do të përballemi me pasoja të rënda!

Aktuale

Vuçiq alarmohet: Do të përballemi me pasoja të rënda!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 1 tetor 2022 Në ora: 21:44
Aleksandar Vuçiq

Putini në dështimin e tij për ta pushtuar Ukrainën, po përballet me demoralizim të plotë, dështim dhe humbje të thellë. Në një gjendje të tillë të çrregullimit shpirtëror ai nuk din si t´i përballoi humbjet e njëpasnjëshme, përpos t´i shpallë të aneksuara katër rajone e Ukrainës.

Këtë gjendje të Putinit, Vuçiqi po e përjeton rëndë, prandaj nuk po i zihet vendi - vend se çka mund të ndodhë me Serbinë dhe veten, pasi ai me vite e lozë dhe interpreton rolin e  Putinit në Ballkan.

Frika më e madhe e tij është: atë që do ta përjetoj Putini dhe Rusia, pritet t´i ndodhë edhe vetë Vuçiqit dhe Serbisë.

Nawalny nga burgu deklaroi për mediat gjermane se Rusia pas Putinit do të jetë republikë parlamentare. Kjo nënkupton se Rusia do të demokratizohej, duke iu bashkuar bashkësisë ndërkombëtare, që ishte edhe synim i perëndimit.

Kjo me siguri e tmerron Vuçiqin, sepse i njëjti fat do ta priste edhe Serbinë, pra një Serbi pa Vuçiqin. si mund të ndodhë kjo, ai s’mund ta merr me mend.

Po u zhvilluan ngjarjet në këtë drejtim Serbisë dhe Vuçiqit i mbetet momentalisht edhe një shpresë: vetëm nëse despoti Putin e përdor arsenalin atomik, për shkatërrimin e perëndimit, do të shpëtonte Serbia, por nga një sulm i tillë nuk dihet se a do të mbijetonte edhe Serbia. Në të vërtetë ata do të pajtoheshin të rrezikonin edhe në këtë drejtim, më mirë të shuhemi kështu, sesa ta humbim pushtetin, mendon sot klasa politike serbe.

Emisari gjerman Sarrazin deklaroi se nuk do të lejohet një republikë serbe brenda Kosovës, e ngjashme me atë të Bosnjës. Vuçiq i tmerruar reagoi me ironi se reagime të tilla, priten vetëm nga gjermanët. Me siguri reagimit të tij mundohej t´i jepte ngjyrë naziste, sikurse Putini që e përdori këtë metodë si shkak, për ta “çliruar” Ukrainën nga nazizmi.

Vuçiq i demoralizuar dhe i thyer sikurse Putini, me dozë nervoziteti iu përgjigj Sarrazinit : as unë nuk do ta njoh Kosovën. Prandaj mjafton vetëm kjo fjali për ta analizuar gjendjen e tij shpirtërore dhe psikike, po pritet që ai të ketë edhe thyerje më të mëdha në të ardhmen e afërt.

Nëse Rusia do të thyhet deri në shpërbërje, gjë që pritet të ndodhë, nuk dihet se ku do të kërkoi shpëtim Vuçiqi. Një fije shprese do t´i mbetej në Kinën, por edhe ajo do të ndërroi qasje, kur të jenë në pyetje interesat e saj.

Siç po vejnë punët, Vuçiqin nuk pritet ta shpëtoi as Ballkani i hapur dhe as ai i mbyllur. Bota serbe do të mbetej vetëm ëndërr, sikurse bota ruse e Putinit.

Ndoshta në fund Vuçiqi do të kërkonte shpëtim te një grusht shqiptarësh, të cilët i ka blerë apo financuar për përçarje e destruksion, por edhe ata për ta shpëtuar veten do ta lënë në baltë.

Mundësia e vetme pra do t´i mbetej, t´i pranoi kushtet e bashkësisë ndërkombëtare. Në të kundërtën, pa i llogaritur pasojat apo në çmenduri totale, mund ta sulmoi Kosovën ose Bosnjën, duke u arsyetuar për de nazifikimin e Ballkanit. Ose  afër mendsh do të ishte, t´i hakmerrej vetvetes për dështimin total.

Më në fund pritet që Ballkani pas shumë shekujsh të frymoj lirshëm, nga terrorizmi shtetëror serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat