Selmanaj për dialogun: Qeveria me mungesë totale transparence, qasje e frikshme

Aktuale

Selmanaj për dialogun: Qeveria me mungesë totale transparence, qasje e frikshme

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 08:41
Driton Selmanaj

Ish-zëvendëskryeministri, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka vërejtje të mëdha për Qeverinë Kurti se si po menaxhon me dialogun, duke shtuar se nuk e dinë se cila është platforma.

Sipas tij, qasja e Qeverisë me mungesë totale të transparencës është një qasje e frikshme.

Deputeti Semanaj theksoi se Qeveria Hoti e pati kornizuar çështjen e dialogut vetëm me marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke.

“Edhe këtu kam vërejtje mënyra se si kjo qeveri iu ka qasur procesit të dialogut. Transparencë minimale pothuajse nuk ekziston fare. Në kuvend nuk diskutohet fare. Përkundër që kemi pasur rezoluta në kuvend të cilat e obligojnë qeverinë që para çdo procesi të dialogut dhe para çdo vizite atje dhe pasi të kthehet të raportojë. Nuk raporton fare. Dhe nuk e dimë se cila është platforma politike e dialogut të kësaj qeverie se cila është strategjia për këtë qeveri. Nuk guxon Qeveria e Kosovës pas 10 vjetësh negocim me Serbinë të kthehet në çështje konkrete sepse mund të marrë edhe 10 vjet të tjera më pas proces të dialogut”.

“Qeveria Hoti pat kornizuar çështjen e dialogut vetëm marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke. Do të përfshiheshin edhe nën tema tjera. Por çështja kryesore ishte njohja reciproke. Dhe të mos preket korniza kushtetuese, Kushtetua e Kosovës”.

“Kjo qasje e kësaj Qeverie mungesë totale transparence, mungesë totale të platformës për dialog. Kjo është një qasje e frikshme. A ndërkohë kemi momentum të rëndësishëm që të japë epilog kësaj çështje”, tha Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat