Avokati Arianit Koci goditet me grusht në kokë përderisa po shëtiste me biçikletë

Aktuale

Avokati Arianit Koci goditet me grusht në kokë përderisa po shëtiste me biçikletë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 15:15
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci është sulmuar me grusht në kokë nga një person i panjohur, përderisa po shëtiste me biçikletë afër parkut Ulpiana, konkretisht në rrugën “Graanicë-Llapnasell”, çka ka bërë që t’i humbet drejtimi. I njëjti po ashtu ka pësuar dhimbje nga sulmi.

Sipas raportit policor të siguruar, Koci ka qenë në biçikletë, kur dy persona i janë ofruar me një motor dhe njëri nga ta e ka goditur me grusht në kokë.

Në raport, Koci ka thënë se dy të dyshuarit i ka parë pak para sulmit në një pompë derivatesh, e cila posedon kamera.

Njësitë e hetimeve janë njoftuar më pas për të bërë kontrollimin e kamerave, për të parë se a përputhen deklaratat e Kocit me përshkrimin e motorit dhe personave.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat