Seanca e Kuvendit/ Miratohet zgjatja e masave emergjente për furnizim me energji

Aktuale

Seanca e Kuvendit/ Miratohet zgjatja e masave emergjente për furnizim me energji

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 07:25 Përditësuar në ora: 15:07 më 03.10.2022
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi voton për vazhdimin e masave emergjenten në energji, ndërpritet seanca

Me 61 vota për Kuvendi i Kosovës ka votuar për vazhdimin e masave emergjente në energji.

Kuvendi miratoi në parim edhe Projektligjin për edukimin në fëmijëri të hershme.

Më pas kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka ndërprerë seancën.

Duhet ta ndërpresim këtë seancë pastaj vazhdojmë kurdo që merremi vesh në Kryesi”, tha kryetari Konjufca.

Kjo seancë ishte paralajmëruar të niste në ora 11:00, mirëpo u shty për në 13:00, duke bërë që deputetët e opozitës ta braktisin atë.

Konjufca: Nëse nuk voton opozita, seanca duhet të shtyhet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka shtyrë fillimin e seancës së Kuvendit për në orën 13:00 pasi shumica parlamentare nuk i kishte numrat e mjaftueshëm për të votuar masat emergjente të energjisë. Disa deputetë janë aktualisht në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion që pritet të zgjasë edhe më tutje. Ndërsa partitë opozitare kanë kërkuar që seanca të mbahet siç ishte paraparë në porën 11:00.

Konjufca ka kërkuar deklarimin e shefave të grupeve parlamentare lidhur me shtyrjen e seancës.

Konjufca: Nëse nuk voton opozita, seanca duhet të shtyhet

E kemi një problem të cilin për të zgjidhur kërkoj edhe një mendim të grupeve parlamentare, mendoj se atje siç duket do të marrë edhe një kohë intervistimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës pra edhe një pjesë e deputetëve të mazhorancës janë atje. Meqenëse pikën e ardhshëm të rendit të ditës e kemi një votim për të cilin opozita nuk ka votuar seancën e kaluar, kërkoj përcaktimi ne grupeve parlamentare nëse do të votojnë, nëse nuk voton opozita atëherë detyrohemi këtë seanca ta shtyjmë deri në orën 13:00 kurse mazhoranca po premton që i ka numrat rreth orës 13:00”, tha Konjufca.

Abelard Tahiri përsëriti qëndrimin e deputetëve të Partisë Demokratike se janë kundër vazhdimit të masave emergjente, për çka tha se nuk do të marrin pjesë në votim.

Tahiri: Nuk marrim pjesë në votimin e masave emergjente të energjisë

“I kemi dhënë argumentet tona sepse jemi kundër vazhdimit të gjendjes emergjente, dhe normalisht nuk do ta votojmë, nuk do të marrim pjesë në votim fare. Dhe në anën tjetër besoj se seanca nuk do të duhej me u mbajt peng për një numër jo shumë të madh të mospjesëmarrjes së deputetëve sepse aty janë edhe të mazhorancës edhe të opozitës, besoj që ju do të duhej me i pas numrat me vazhdu në seancën siç e keni thirrë në orën 11’:00”, tha Tahiri.

Ndërsa shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se është në vullnetin e secilit deputet të deklarohet në momentin e votimit.

Gashi: Është në diskrecionin e deputetëve të deklarohen në momentin e votimit

Mendoj se është një qasje e gabuar me këkru paraprakisht prej grupeve parlamentare me u deklaru për një çështje e cila është në diskrecion të deputetëve si do të marrin vendim dhe si do të sillen prandaj mendoj që është në diskrecionin e plot të secilit deputet të deklarohet vullnetarisht në momentin e votimit”, tha ai.

E kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri u shpreh kundër shtyrjes së seancës.

Tahiri: Mbledhja e komisionit nuk duhet të ndikojë në punën e seancës plenare

“Mendoj që nuk duhet të shtyhet seanca, duhet seanca, duhet të ecim tutje në diskutim. Mbledhja ka filluar në ora 09:00, seanca është caktuar në ora 11:00 mendoj që duhet të vazhdojmë dhe nuk duhet të ketë ndikim puna e komisioneve në punën e seancës plenare”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se në seancën e kaluar kanë përfunduar diskutimet dhe ka mbetur vetëm votimi, andaj sipas tij seanca duhet të shtyhet për në mesditë kur pritet të kthehen deputetët nga mbledhja e komisionit për Legjislacion.

Konjufca: Seanca shtyhet për në orën 13:00

“Ju nuk ishit i pranishëm ndoshta në seancën e fundit, të gjitha diskutimet kanë përfunduar është vetëm votim, kështu që shihemi në orën 13:00”, tha Konjufca.

Kuvendi sot vazhdon seancën, do të mblidhet edhe kryesia

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë punimet e seancës së kaluar, me pikat e mbetura të cilat ishin në rend dite.

Po ashtu sot do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës, ku në rend do të propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat