Lumir Abdixhiku “i ashpër” me Qeverinë: Kurti kërkon tension, politikan i paaftësisë

Aktuale

Nga: N.E. Më: 3 tetor 2022 Në ora: 17:59
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas mos ekzekutimit të pagave të mësimdhënësve, duke thënë se Kurti kërkon tension dhe s’mund të jetojë pa krizë, shkruan "Bota sot".

Abdixhiku e quan Kurtin politikan të paaftësisë dhe si i tillë është gjithçka përveç kryeministër.

“Në vend të qetësimit e përafrimit, Albin Kurti kërkon tension. Ai s’mund të jetojë pa krizë prandaj dhe dënon mësimdhënësit e vendit. Është njeri i zymtësisë, arrogancës e i ndjelljes së frikës. Është politikan i paaftësisë. Si i tillë, është gjithçka përveçse kryeministër. Sot u tregua dhe njeri i vogël.

Në prag të dimrit të vështirë, në vazhdimësi të papërballueshmërisë, në stagnim ekonomik e në ikje masive - ai vendosi t’i tregoj dhëmbët. Dhe për kë? Për mësimdhënësit e vendit - shtresën më të goditur nga kriza”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai thotë se Kurti e mashtron popullin, gjersa iu thotë mësimdhënësve se pagat do tu paguhen herët apo vonë.

“Mashtrimi popullist s’duket ndryshe. Dje ishte shfrytëzues i kauzave të tyre, sot është bërë dënues kolektiv në mes të krizave.

Mësimdhënësit e vendit, ata që u bënë tabelë qitjeje nga ushtritë digjitale të pushtetit, ta kuptojnë se Qeveritë janë të përkohshme por shteti mbetet i përhershëm. Këto paga do tu paguhen - herët apo vonë. S’ka forcë që ju merr të drejtën mbi to; merreni këtë si zotim publik timin dhe të LDK-së.

Deri atëherë, ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, të detyrojmë pushtetin mashtrues të ekzekutojë pagesat”, ka vazhduar kryetari i LDK-së.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas mos ekzekutimit të pagave të mësimdhënësve, duke thënë se Kurti kërkon tension dhe s’mund të jetojë pa krizë.

Abdixhiku e quan Kurtin politikan të paaftësisë dhe si i tillë është gjithçka përveç kryeministër.

“Në vend të qetësimit e përafrimit, Albin Kurti kërkon tension. Ai s’mund të jetojë pa krizë prandaj dhe dënon mësimdhënësit e vendit. Është njeri i zymtësisë, arrogancës e i ndjelljes së frikës. Është politikan i paaftësisë. Si i tillë, është gjithçka përveçse kryeministër. Sot u tregua dhe njeri i vogël.

Në prag të dimrit të vështirë, në vazhdimësi të papërballueshmërisë, në stagnim ekonomik e në ikje masive - ai vendosi t’i tregoj dhëmbët. Dhe për kë? Për mësimdhënësit e vendit - shtresën më të goditur nga kriza”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai thotë se Kurti e mashtron popullin, gjersa iu thotë mësimdhënësve se pagat do tu paguhen herët apo vonë.

“Mashtrimi popullist s’duket ndryshe. Dje ishte shfrytëzues i kauzave të tyre, sot është bërë dënues kolektiv në mes të krizave.

Mësimdhënësit e vendit, ata që u bënë tabelë qitjeje nga ushtritë digjitale të pushtetit, ta kuptojnë se Qeveritë janë të përkohshme por shteti mbetet i përhershëm. Këto paga do tu paguhen - herët apo vonë. S’ka forcë që ju merr të drejtën mbi to; merreni këtë si zotim publik timin dhe të LDK-së.

Deri atëherë, ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, të detyrojmë pushtetin mashtrues të ekzekutojë pagesat”, ka vazhduar kryetari i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat