​Ndihma juridike, Kurti-Kalanderi diskutojnë sigurimin e qasjes së barabartë në drejtësi për qytetarët

Aktuale

​Ndihma juridike, Kurti-Kalanderi diskutojnë sigurimin e qasjes së barabartë në drejtësi për qytetarët

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 17:59
Foto nga takimi

Ofrimi dhe sigurimi i qasjes së barabartë në drejtësi për qytetarët e Republikës së Kosovës, ishte tema e takimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu me drejtoren ekzekutive të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Kalanderi.

Gjatë takimit u theksua roli i rëndësishëm i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në ofrimin e ndihmës juridike falas për qytetarët të cilët përballen me kushte të vështira ekonomike.

Në takim u bisedua edhe për angazhimin shtesë të Agjencisë, që pas amendamentimit të Ligjit, nga fillimi i këtij viti, ofron ndihmë juridike falas edhe për viktimat e dhunës dhe për gazetarët të cilët pengohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Nga viti 2007, është ofruar ndihmë për rreth 60 mijë raste dhe 92% të rreth 5 mijë rasteve që kanë shkuar në gjykatë me avokat kanë qenë raste të fituar.

U bisedua edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo agjenci dhe hapat e nevojshëm dhe angazhimin e përbashkët, për të pasur funksionim sa me të qëndrueshëm të agjencisë, ngritje të cilësisë në rastet e ndihmës juridike, rritjen e fushatave informuese për njoftimin e qytetarëve për të drejtat e tyre dhe shërbimet e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat