Haradinaj-Kurtit: Këtij njeri ju ka ndalë sahati ditën kur ka fitu

Aktuale

Haradinaj-Kurtit: Këtij njeri ju ka ndalë sahati ditën kur ka fitu

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 21:07
Ramush Haradinaj

I pari i i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kryeministrit Albin Kurti, iu ka ndalë ‘sahat’ ditën kur ka fituar zgjedhjet. 

Haradinaj në Politiko ka thënë se është e paprecedent që një udhëheqës qeverie të etiketojë kështu sindikatat, që sipas tij njëherë i pati përdorur që të vinte në pushtet.

“Së pari, Kurtit e VV-së ju ka ndalë sahati ditën kur ka fitu. Që atë ditë, sahati i tij shkon mbrapsht, për fat të keq edhe sahati i Kosovës. Sahati ju ka ndalë këtij njeri, dhe ndryshe thënë mashtrimi që i ka bërë këtij vendi është i paprecedent, sahati i tij shkon prapa, jo që është ndalë.

Qasja e tij me i etiketu sindikatat me të cilët është shërbye me i ardhë në pushtet, po të njëjta sindikata, po të njëjtat bashkëpunime, është poshtërsi e paparë që e bën një shef i qeverisë”, ka thënë ai./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat