Memli Krasniqi me videoselfie: Kryeministër, a e ke ndërmend me ia fillu punës ndonjëherë?

Aktuale

Memli Krasniqi me videoselfie: Kryeministër, a e ke ndërmend me ia fillu punës ndonjëherë?

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 20:57
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar sonte një videoselfie nëpërmjet së cilës e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a do t’ia fillojë ndonjëherë punës apo do të vazhdojë me propaganda e video-montazha shpifëse.

“A kjo është ma e mira që mund të bësh, Kryeministër? A kjo është zgjidhja jote për krizën sociale e ekonomike? A kjo është shpresa që ua ofrove të rinjve, që sot i ke zhgënjyer aq keq, sa po largohen nga vendi në numra rekord? Po ku është plani yt për shëndetësi më të mirë? Ku është zgjidhja jote për arsim më cilësor? Ku janë vendet e punës për rininë tonë? Ku është prosperiteti që ua ke premtuar të gjithëve qe sa e sa vjet Ballafaqohu me kërkesat e qytetarëve, ofroju zgjidhje konkrete problemeve që i rëndojnë ata. Largoje retorikën tënde të vjetër, negative e nihiliste”, ka thënë ndër të tjera kreu i PDK-së në ketë videoselfie që mund ta shikoni të plotë më poshtë.

Postimi i tij: 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat