Bekë Berisha: Të pezullohet çdo veprim opozitar, kryeministër mos dezerto

Aktuale

Bekë Berisha: Të pezullohet çdo veprim opozitar, kryeministër mos dezerto

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 17:43
Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër pas situatës së krijuar lidhur me pagat e mësimdhënësve.

Ai përmes në postimi në Facebook ka thënë se me greva e protesta po i mundësohet kryeministrit Kurti të ikë nga përgjegjësia.

“Të pezullohet çdo veprim opozitar. Tani kjo qeveri luftohet me mosveprim. Kushdo që organizon apo vepron me grevë, protestë- është duke punuar që kurtit t’i mundesohet ikja nga përgjegjsitë siç janë bisedimet, asociacioni, dimëri i rendë, vetingu etj”, ka shkruar ai.

Tutje Berisha i ka bërë thirrje kurtit që të qeverisë me vendin, e të mos dezertojë.

“Kryeministër i ke 51 %, qeveris me vendin mos dezerto”, përfundon statusi i deputetit të AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat