Rastet e dhunimit në Gjakovë, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

Aktuale

Rastet e dhunimit në Gjakovë, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 17:50
Gjykata

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar dy kërkesa të ndryshme të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i’u caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurve E. N. dhe M. H., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të dhunimit.

Sipas kërkesës, në rastin e parë i pandehuri E. N., “me datën 4 tetor 2022 rreth orës 1:30 në Gjakovë, me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj të miturën, ashtu që natën kritike pasi që kontakton me të dëmtuarën, takohen dhe në automjetin e tij pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale, derisa e dëmtuara arrin që të largohet nga automjeti dhe paraqet rastin në polici”.

Në rastin e dytë, i pandehuri M. H., “ me datën 04 tetor 2022 rreth orës 15:30 në Gjakovë, në një motel, kryen akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të miturën, në atë mënyrë që ditën kritike pasi që kontakton dhe takohet me të dëmtuarën, shkojnë në motel, ku qëndrojnë së bashku dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, ku më pas paraqitet rasti në polici”.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale, ”Dhunimi” e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Dy gjyqtarët e procedurës paraprake Drilon Haraqia dhe Nikollë Komani, në seanca të ndryshme dëgjimore kanë vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e të pandehurve në liri ekziston rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat