Ky është zyrtari policor që u arrestua nga IPK si i dyshuar për fajde e detyrim

Aktuale

Ky është zyrtari policor që u arrestua nga IPK si i dyshuar për fajde e detyrim

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 21:05
Ilustrim

Gjatë mega aksionit të Policisë në bashkëpunim me Inspektoratin Policor kundër fajdes e bixhozit të kundërligjshëm në rajonin e Prizrenit e të Prishtinës është arrestuar zyrtari policor L.B.

L.B, zyrtar policor nga Rajonale e Prizrenit tashmë ka rënë në prangat e IPK-së, nën dyshimet se është i përfshirë në veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’.

Gazeta nga burime të besueshme brenda strukturave të sigurisë në vend, mëson se ky mobilizim në këto përmasa vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën menaxhim të Prokurorisë Themelore në Prizren, e të asistuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se regjioni i Prizrenit është përdorur si fole për aktivitetin e fajdes dhe organizimin e lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme.

Në mbështetje të këtij aksioni, Sinjali mëson se janë mobilizuar edhe dhjetëra pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (NJSO), Njësia Kundër Krimeve Kibernetike, Njësia Kundër Deminimit, si dhe Njësia K-9

Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prizren, do të realizohen bastisje në disa lokacione në Prizren dhe rrethinë, si dhe në disa lokacione në Prishtinë.

Po ashtu, me rastin e bastisjes në këto lokacione do të sekuestrohen pajisje elektronike, telefona të mençur, vetura e sende tjera të luajtshme, të cilat do të shërbejnë si prova gjatë fazes së mëtutjeshme të hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat