​Presidentja Osmani krahas liderëve Evropianë në Samitin e Pragës, ky është mesazhi që e dërgoi nga Kosova

Aktuale

​Presidentja Osmani krahas liderëve Evropianë në Samitin e Pragës, ky është mesazhi që e dërgoi nga Kosova

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 13:31 Përditësuar në ora: 16:21 më 06.10.2022
Presidentja Vjosa Osmani dhe Presidenti Francez Emanuel Macron

​Kryeministri çek në Samitin e Pragës: Është e domosdoshme për Evropën të investojë në mbrojtje dhe siguri më të fortë

Kryeministri çek në Samitin e Pragës: Është e domosdoshme për Evropën të investojë në mbrojtje dhe siguri më të fortë

Kryeministri i Çekisë, Peter Fiala, gjatë adresimit në Samitin e Pragës, ka thënë se është e domosdoshme për Evropën të investojë në mbrojtje dhe siguri më të fortë, pas agresionit rus në Ukrainë.

Pasi priti liderët e 43 shteteve evropiane, Fiala tha se është detyrë e përbashkët të krijohet një platformë e re e bashkëpunimit në kontinentin evropian, pasi konsideroi se është e domosdoshme rikthimi i prosperitetit dhe paqes në Evropë.

Fiala: Është e domosdoshme për Evropën të investojë në mbrojtje dhe siguri më të fortë

“Ekziston nevoja për t'u marrë me tranzicionin në energji dhe ekonomi të qëndrueshme, të investojmë në mbrojtje dhe siguri më të fortë, të përballemi me migracionin ilegal dhe shumë probleme të tjera komplekse që po e shterin analogjinë tonë dhe po shkaktojnë disavantazhe në konkurrencën globale. Sot, detyra jonë e përbashkët është të krijojmë një platformë informuese, për të gjitha vendet demokratike në Evropë, ku të mund të bashkëpunojmë, të japim ide dhe të zhvillojmë zgjidhje për të kthyer prosperitetin dhe paqen në kontinentin tonë. Dua të falënderoj shumë Eamnuel-in që erdhi me këtë ide, dhe Charlin që e bëri këtë të mundur. Dhe unë duhet t'ju falënderoj të gjithëve që pranuat ftesën tonë.

E gjithë Evropa mblidhet sot në Pragë për të diskutuar se çfarë mund të bëjmë së bashku për të rivendosur paqen, për të nxitur bashkëpunimin, dhe për të rikthyer prosperitetin. Pra, le të fillojmë punën, sepse sot kemi përzgjedhur me kujdes disa tema sfiduese, ato përfshijnë çështjet e paqes, stabilitetit, sigurisë energjetike, dhe ekonomisë. Pas seancës plenare do të ndahemi në tryeza të rrumbullakëta për të diskutuar nga afër çdo temë. Do të ketë kohë të mjaftueshme edhe për shumë takime dypalëshe”, tha ai.

Komuniteti Politik Evropian po mbahet sot në Pragë të Çekisë, ku pjesëmarrëse është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

​Borrell në Samitin e Pragës: Po diskutojmë si të ndërtohet një strukturë e re e sigurisë në Evropë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se në Samitin e Pragës do të diskutojnë se si të ndërtohet një strukturë e re e sigurisë në Evropë.

Ai theksoi se Komuniteti Politik Evropian është mënyra më e mirë për të përballuar krizat e krijuara nga lufta në Ukrainë. Sipas tij duhet të ndërtohet një rend i ri sigurie për të përballuar edhe krizën energjetike.

Borrell: Jemi në samitin e Pragës për të diskutuar se si të ndërtohet një strukturë e re e sigurisë në Evropë

Që kur Rusia filloi agresionin e saj brutal kundër Ukrainës, Evropa hyri në një fazë të re të historisë. Dhe sot, 44 liderë evropianë, mblidhen këtu së bashku, për të diskutuar se si të ndërtohet një strukturë e re e sigurisë në Evropë. Duhet të bëhet pa Rusinë, jo sepse ne nuk duam që Rusia të jetë pjesë e Evropës, por sepse Putini i Rusisë e ka nxjerrë atë nga Komuniteti Evropian. Komuniteti Evropian është i formuar nga këto 44 shtete, disa prej tyre janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe disa të tjerë nuk janë. Disa nuk duan, disa të tjerë kanë qenë anëtarë dhe janë larguar, një pjesë tjetër ende nuk janë anëtarë, por do të bëhen anëtarë, dhe së bashku duhet të përcaktojnë linjat e reja për evropianët.

Evropa duhet të përballet me krizën e krijuar nga lufta në Ukrainë, duhet të ndërtojë një rend të ri sigurie për të përballuar krizën energjetike, dhe ky forum, ky komunitet, ky komunitet politik është mënyra më e mirë për evropianët, të gjithë evropianët brenda dhe jashtë bashkimit, për ta përballuar këtë”, tha ai.

Samiti joformal i Komunitetit Politik Evropian ka filluar punimet të enjten, ku do të kenë fjalën liderët e 44 shteteve evropiane, përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky samit është iniciativë e presidentit francez, Emanuel Macron, ku përveç 27 shteteve të Bashkimit Evropian, po marrin pjesë edhe 17 vende të tjera të Evropës.

Nis samiti i Bashkësisë Politike Evropiane

Samiti inaugurues i Bashkësisë Politike Evropiane, që po mbahet në Pragë të Çekisë, tregon “unitetin” e kontinenti evropian, teksa ai po përballet me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kështu deklaroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili njëherësh është ideatori i kësaj bashkësie.

“Synimi, pikë së pari, është që ne të ndajmë pikëpamjet për situatën që po prek Evropën, por po ashtu për të ndërtuar një strategji të përbashkët”, tha Macron në fillim të samitit, që mbahet në Kështjellën e Pragës.

Në Pragë të Republikës Çeke janë ftuar krerët e 44 shteteve evropiane. Ftesë nuk kanë marrë Rusia dhe Bjellorusia.

Kryeministri i Republikës Çeke, e cila kryeson Bashkimin Evropian, Petr Fiala, tha se ky samit është një mundësi për diskutime më joformale mbi çështjet e sigurisë dhe paqes, krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe për synimet e mbrojtjes së mjedisit.

Më herët gjatë ditës, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se takimi në Pragë dërgon sinjal të qartë për izolimin e Rusisë, shtet që ka nisur një luftë të paprovokuar ndaj Ukrainës.

Scholz: Ky forum nuk duhet të shndërrohet në institucion

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se të gjithë liderët pjesëmarrës në këtë samit e shohin pushtimin rus të Ukrainës si veprim të papranueshëm.

“Ata që po takohen këtu e dinë se sulmi rus ndaj Ukrainës është shkelje brutale e rendit të sigurisë dhe paqes që kemi pasur në Evropë në dekadat e fundit”, tha ai.

“Është e rëndësishme që ky sulm të mos pranohet, ne nuk pranojmë që pjesë të fqinjit tonë të aneksohen”, shtoi ai.

Megjithatë, Scholz tha se duhet pasur kujdes që forumi i Bashkësisë Politike Evropiane të mos shndërrohet në një institucion të ri ndërkombëtar.

“Nuk ka të bëjë me krijimin e një institucioni të ri që ka administratë dhe burokraci”, tha lideri gjerman, dhe shtoi se takimi të krerëve të shteteve në Pragë duhet të shërbejë “për të biseduar me njëri-tjetrin në mënyrë shumë konkrete”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet samitit përmes video-lidhjes, ndërkaq në Pragë po merr pjesë kryeministri ukrainas, Denis Shmyhal.

“Evropa po përballet me krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, por me unitet do ta zgjidhim këtë”, tha kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss. Ajo shtoi se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën “për ta fituar këtë luftë”.

Osmani: Po përballemi me sfida të mëdha

Në takimin në Pragë, Kosova po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Ajo tha se në platformën e re, të gjithë përfaqësohen në mënyrë të barabartë dhe është vend për të sjellë ide për të tejkaluar sfidat e përbashkëta.

Ajo me të cilën po përballemi është sfidë e madhe, por jam shumë e bindur se nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të tregojmë sukses”, tha presidentja Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë arritjes në samitin e Bashkësisë Politike Evropiane në Pragë të Republikës Çeke.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ideja e Bashkësisë Politike Evropiane është një ide e kamotshme, që po rilind në kohë krizash.

“Shpresoj të mos kemi nevojë për kriza për të pasur takime sërish. Shpresoj të shfrytëzojmë këtë takim e të vazhdojmë të ndërtojmë diçka të rëndësishme për komunitetin e madh evropian”, tha Rama.

Në takimin në Pragë, Serbia është i vetmi shtet që ka perspektivë të qartë për anëtarësim në BE dhe që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Zyrtarët evropianë të përfshirë në organizimin e samitit kanë konfirmuar se presin që ky takim të jetë një mundësi ku Beogradit zyrtar do t'i kërkohet sërish të respektojë politikën evropiane të sanksioneve kundër Rusisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha gazetarëve para fillimit të samitit të Pragës se nuk ka frikë nga "ata që kërcënojnë Serbinë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se përgjigja ndaj liderëve evropianë do të jetë e denjë, e përgjegjshme, serioze dhe e gjerë”.

Në margjinat e samitit janë paralajmëruar takime të ndara, ndër to edhe takimi i përbashkët i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholtz, ndërsa edhe Aleksandar Vuçiq do të takohet veçmas me liderët gjermanë dhe francezë.

Macron kishte dhënë idenë e krijimit të Bashkësisë Politike Evropiane në muajin maj të këtij viti. Ai dhe shtetet e tjera që e mbështesin këtë nismë thonë se nuk duhet të shihet si zëvendësim i procesit të zgjerimit të BE-së.

Presidenti i Francës po ashtu ka thënë më herët se kjo platformë ka për qëllim të lehtësojë shkëmbimet midis shteteve të BE-së dhe atyre që janë jashtë bllokut, përfshirë edhe ato që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Më 7 tetor, kryeqyteti çek do të jetë nikoqir i një samiti joformal të BE-së që gjithashtu do të mbahet në Kështjellën e Pragës. Liderët nga 27 shtetet anëtare do të bisedojnë për sanksionet e Rusisë, për krizën energjetike, teksa kontinenti pritet të përballet me një dimër të vështirë.

Osmani: Shprehëm përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!

Nga: M.L.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Pragë të Çekisë.

Në një postim në Facebook, presidentja Osmani ka publikuar disa fotografi ku shihet duke takuar disa nga liderët evropian.

Ajo me këtë rast ka thënë se në këto takime ka shprehur përkushtimin e Kosovës për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!

“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!”

Postimi i plotë:

​Osmani në Samitin e Pragës: Vetëm të bashkuar mund të përballemi me sfidat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Pragë të Çekisë.

Pas pritjes zyrtare, Osmani u prononcua para gazetarëve, për çka tha se ky samit joformal është jo platformë e re e rëndësishme evropiane, ku të gjitha shtetet janë të barabarta dhe do të kenë mundësi të dëgjohet zëri i të gjithëve.

Osmani: Nëse qëndrojmë të bashkuar do të jemi në gjendje të përballojmë sfidat

“Duke qenë këtu në këtë ditë të rëndësishme për kontinentin evropian, unë jam këtu në emër të Republikës së Kosovës për të përfaqësuar vendin tim në këtë platformë të re, të rëndësishme, ku secili prej nesh në baza të barabarta do të ketë mundësinë që zëri ynë të dëgjohet, si dhe të sjell ide dhe të marrë pjesë në veprim kur bëhet fjalë për sfidat e përbashkëta me të cilat po përballemi, si dhe veprimet që do të ndërmarrim kur bëhet fjalë për përballimin e këtyre sfidave. Me padurim pres pjesëmarrjen në diskutime, si dhe takimet dypalëshe me liderët e Evropës, sigurisht, ajo me të cilën përballemi është e madhe, sfidat janë të mëdha, por jam shumë e bindur se nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të jemi të suksesshëm në përballje me secilën prej këtyre sfidave”, tha ajo.

Komuniteti Politik Evropian është një iniciativë e presidentit francez, Emanuel Macron, ku përveç 27 vendeve të Bashkimit Evropian, po marrin pjesë edhe 17 vende të tjera të Evropës.

Presidentja Osmani arrin në samitin e Pragës: Ditë e rëndësishme për kontinentin tonë

Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në samitin e parë të Komunitetit Politik Europian në Pragë në mesin 44 krerëve të vende të kontinentit europian. 

Për nismën që e propozoi presidenti francez, Osmani tha se është e rëndësishme dhe se trajton barabartë të gjithë pjesëmarrësit.

“Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë. Jam këtu për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë platformë të re e të rëndësishme ku të gjithë ne jemi të barabartë dhe do të kemi mundësinë për t’u dëgjuar zërat tonë, si dhe për të sjellë ide dhe për të marrë pjesë në veprime kur vjen puna te sfidat e përbashkëta”. 

Osmani para gazetarëve tha se ajo me të cilën janë duke u përballur është e vështirë dhe se sfidat janë të mëdha, por tha se është e bindur që nëse “ne qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të kemi sukses në përballje me secilën sfidë”.

Samiti do të fillojë nga ora 13:00.

Siç ka mësuar media, Osmani në Pragë do të zhvillojë takime me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ky samit u ftua nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat