Ky është 45-vjeçari nga Suhareka që vdiq në Itali, u therr me thikë gjatë një përleshje

Aktuale

Ky është 45-vjeçari nga Suhareka që vdiq në Itali, u therr me thikë gjatë një përleshje

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 13:27
Viktima është R.Kolgeci nga fshati Vraniq i Komunës së Suharekës.

Një 45-vjeçar nga Kosova vdiq mbrëmë në Treviso të Italisë pasi i therr me thikë gjatë një përleshje në rrethin e Fierës.

Viktima ishte goditur disa herë me thikë.

Viktima është R.Kolgeci nga fshati Vraniq i Komunës së Suharekës.

Sipas mediumit italian TGCOM24, viktima është goditur disa herë me thikë dhe për shkak të plagëve nuk ka arritur që të mbijetojë. Ndërsa, bëhet e ditur se të plagosur kanë mbetur disa persona që janë përfshinë në përleshje.

Disa dëshmitarë thuhet se kanë parë përpara përplasjes, një furgon nga i cili kanë dal një grup njerëzish, një element që shton dyshimet se konfliktet kishin nisur më parë.

Pjesëmarrësit e tjerë, rreth 20 burra, u plagosën, disa më lehtë e disa më rëndë.

Disa prej tyre janë shtruar në urgjencë, të tjerët sipas dëshmive kanë ikur përgjatë bregut të lumit Sile.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende arsyet e kësaj historie, megjithëse nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të regjistruar pak ditë më parë në afërsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat