​Kosova e Zvicra do të bashkëpunojnë në shkëmbimin e praktikave më të mira të rekrutimit

Aktuale

​Kosova e Zvicra do të bashkëpunojnë në shkëmbimin e praktikave më të mira të rekrutimit

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 17:03
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është takuar me homologen e tij zvicerane Viola Amherd me të cilën ka diskutuar rreth bashkëpunimit Kosovë-Zvicër në fushën ushtarake trajnimin e përbashkët të forcave të dy shteteve.

Në një postim në Facebook thuhet se pjesë e diskutimeve ishte edhe angazhimi i përbashkët në çështjen e inkuadrimit të vajzave në ushtri dhe shkëmbimin e përvojave sa i përket proceseve të rekrutimit në përgjithësi.

Po ashtu u diskutua edhe mbi situatën gjeopolitike si dhe rëndësia e Republikës së Kosovës në rajonin e Ballkanit Perëndimor në zhvillimet aktuale, si një shtet që mbështetë politikat evropiane me rol të rëndësishëm në stabilitetin e këtij rajoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat