“Z. Borrell, turp për ju!”, Kurti vjen me një reagim të ashpër ndaj kryediplomatit evropian

Aktuale

“Z. Borrell, turp për ju!”, Kurti vjen me një reagim të ashpër ndaj kryediplomatit evropian

Nga: A.Zh Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 15:09
Takimi i djeshëm në Bruksel

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, i ka reaguar kryediplomatit evropian Josep Borrell, pasi ky i fundit kritikoi dje Kosovën për qasjen në dialogun me Serbinë.

Kurti ka thënë se po kërkohet që Kosova, si viktimë, t’i ofrojë paqe agresorit, Serbisë, përcjell Bota sot.

Kurti, në postimin e tij në Facebook, nuk ka lënë pa kritikuar as kryeministrin shqiptar Edi Rama, për afërsinë e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Reagimi i tij i plotë:

Z. Borell, turp për ju!

Nuk mbahet në mend në historinë e njerëzimit që viktima ti ofrojë paqen agresorit dhe ai ta refuzojë atë!!!

Pse sot jemi në një situatë të tillë ku agresori serb është shumë më komod se viktimat shqiptare?!

Agresori refuzon ti njohë krimet ndaj shqiptarëve dhe gjithashtu refuzon ekzistencën e shtetit të Kosovës!

Kjo vjen për disa arsye që lidhen me agresorin por edhe me qasjen e klasës politike të Kosovës.

Që nga pas lufta deri më sot nuk ka patur asnjë nismë kundër Serbisë që të dënohet për krimet ndaj shqiptarëve edhe pse kriminelët serbë njihen me emër dhe mbiemër.

Kulmi është arritur kur "kryeministri" i shtetit tonë Amë, vllazërohet me agresorin e përbetuar të shqiptarëve me Aleksandër Vuçiq dhe i bëhet marionetë për ta rindërtuar "Jugosllavinë e re" në kurriz të Kosovës dhe shkatërrimin e ekonomisë shqiptare.

Serbia duhet të kërkojë falje për krimet ndaj shqiptarëve, të pranojë sovranitetin e Kosovës, ti kthejë trupat e shqiptarëve të marrë peng gjatë luftës dhe ti ekstradojë në Kosovë të gjithë ata të cilët kanë bërë krime gjatë luftës në Kosovë.

Serbia duhet ta pranojë humbjen e luftës dhe mos t'na vajtojë me "lotët e krokodillit" për humbjen e Kosovës, sepse ata nuk e humbën atë por ju kthye një pjesë e vogël e territorit të grabitur, pronarëve autokton pra, shqiptarëve.

Serbisë dua ti kujtoj se Gjermania pas humbjes të luftës së dytë botërore e humbi gati 50% të territorit dhe ende paguan reperacione të luftës shteteve që i ka dëmtuar.

75 vite pas përfundimit të luftës së dytë botërore në tërë botën madje edhe në Gjermani transmetohen me qindra orë dokumentarë televizivë për krimet e nazizmit ndaj njerëzimit. Kurse në Kosovë dhe Shqipëri vetëm 20 vjet pas Gjenocidit ndaj shqiptarëve nga agresori serb, asnjë dokumentar nëpër Mediat tona dhe madje drejtuesit mediatikë as që duan të dëgjojnë për luftën dhe krimet mizore të kryera vetëm 20 vite më parë.

Nuk mund të presim nga të tjerët ta shkruajnë historinë tonë sepse ajo na takon neve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat