Deputeti i PDK-së: Shumë serbë kanë dërguar familjarët jashtë Kosovës nga frika e situatës në veri

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Shumë serbë kanë dërguar familjarët jashtë Kosovës nga frika e situatës në veri

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 19:42
Rashit Çalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Çalaj, pretendon se një numër i madh i qytetarëve të nacionalitetit serbë, i kanë dërguar familjet e tyre jashtë Kosovës, për shkak të frikës nga eskalimi i situatës në veri të vendit.

Çalaj, është shprehur se ndonëse situata nga jashtë mund të duket e qetë, veriu i Kosovës, sipas tij është ende i tensionuar dhe se gjendja është e ndjeshme.

“Në dukje situata është e qetë në veri, por në brendi është e tensionuar, ende nuk ka funksionim të institucioneve, ende nuk ka lëvizje të qytetarëve në rrugë. Mos të harrojmë se një numër mjaft i madh i qytetarëve të nacionalitetit serbë, i kanë dërguar familjet jashtë Kosovës, duke u friguar se mos po ndodhë ndonjë përleshje ndërmjet policisë së Kosovës, dhe të gjithë atyre tjerëve. Nuk flas kot, nuk po e them vetëm unë”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së, theksoi se Kosova ka të drejtë për zbatimin e vendimit për targa, por sipas tij strategjia që e ka ndjekur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është e gabuar.

“E kemi një situatë jo të mirë, nuk kemi pasur nevojë të vijmë në këtë situatë… Jemi mësuar me kryeninistrinb të thotë diçka e të veproj diçka tjetër, nuk po mund ta njoh atë më, e dijmë se çfarë kë deklaruar në opozitë dhe tash në pozitë”, ka thënë ai.

Tutje, ai deklaroi se kryeministri Kurti, vazhdimisht është duke i ndërruar qëndrimet dhe se ai si deputet nuk i beson më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat