​Çitaku: Kurti mos të nxis frikë por ta shfrytëzoj unitetin BE-ShBA

Aktuale

​Çitaku: Kurti mos të nxis frikë por ta shfrytëzoj unitetin BE-ShBA

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 21:43
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se ka një unitet në mes BE-së dhe SHBA-ve, të cilin duhet shfrytëzuar për të adresuar problemin kryesor që është në Ballkanin Perëndimor, që është njohja reciproke Kosovë-Serbi.

Sipas saj, Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë momentum në mes BE-së dhe SHBA-së për të fuqizuar subjektivitetin ndërkombëtar.

“Kryeministri nuk duhet të prodhojë drama të panevojshme, nuk duhet të nxis frikë, nuk duhet të krijojë panik, kryeministri duhet të ofrojë siguri dhe të merret me tema të mëdha e jo me çështjen e targave e cila është negociuar, rinegociuar, noterizuar e të tjera”, tha Çitaku, duke shtuar se i vetmi dallim në bazë të komunikatës dhe deklarimet publike për targat, është që Kosova ka pranuar të vazhdojnë targat ilegale.

“Nuk do të duhej të ishte prokupimi ynë për ta bindur Serbinë, pasi nuk do të mund ta bindim, por ne duhet ta bindim bashkësinë ndërkombëtare, e pastaj aleatët tanë ta bindin Serbinë”, tha ajo.

Ajo në Tv Dukagjini, ka thënë se në SHBA ka qenë shumë sfiduese se cili është problemi në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pse çdo gjë është reduktuar në targa.

“Ka qenë gabim nga ana jonë, kjo çështje do të duhej të trajnohej por jo të ngritën tensione deri në atë pikë sa të krijohen panik, saqë edhe vet kryeministri ka fol për luftë, por nuk ka rend lufte. Serbisë i konvenon që ne pafundësisht të merremi me tema të vogla, teknike pa qen të detyruar që ta adresojmë çështjen thelbësore e ajo është njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë dhe relacionet tona si dy shtete të pavarura por në fqinjësi. Ne nuk do të mund ta ndërrojmë gjeografinë edhe po deshëm, Kosova dhe Serbia do të jenë fqinj, mirëpo çfarë ne duhet të ndryshojmë është natyra e relacionit mes nesh”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat