Sinani: S’mund të ketë dy bashkësi islame në Kosovë, tradhtia është haram

Aktuale

Sinani: S’mund të ketë dy bashkësi islame në Kosovë, tradhtia është haram

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 09:45
Ajni Sinani

Përfaqesuesi i BIK-ut, Ajni Sinani, përmes një statusi në Facebook, tha se nuk mund të ketë dy Bashkësi Islame në Kosovë.

Ai tha se kush ndërton xhami dhe bën vepra tjera dhe nuk do të jetë pjesë e BIK-ut, ose për shembull, në xhaminë që ndërton pa qenë pjesë e tillë, në atë xhami nuk pranohet as namazi.

Statusi i plotë:

Ata që ndërtojnë xhami dhe duan të jenë jashtë institucionit të Bashkësisë Islame janë vegël e huaj. Në islam ka hierarki. Nuk mund të ketë brenda një shteti me shumicë muslimane dy bashkësi Islame. Nëse ka tentativa ose nëse formohen dy bashkësi Islame brenda një shteti të tillë, atëherë kjo është lojë e huaj. (Për këtë do të shkruaj më gjerësisht një shkrim). Duhet të dimë se në aspekt fetar nuk pranohet namazi i xhumasë në xhami që janë jashtë juridiksionit të ulul emrit- në rastin tonë Bashkësisë Islame të Kosovës. Edhe ata njerëz muslimanë që jetojnë në Kosovë dhe marrin paga paralele nga Serbia apo punojnë me plan programe të saj paratë e tyre i kanë haram. Ata bëjnë trradhëti ndaj këtij vendi. Tradhtia është e ndaluar rreptësisht në islam. Kësaj herë kaq sa për informim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat