Jahjaga në Tiranë nderohet me medalje për kontributin në fuqizimin e gruas

Aktuale

Jahjaga në Tiranë nderohet me medalje për kontributin në fuqizimin e gruas

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 10:33
Atifete Jahjaga, në pritjen zyrtare me rastin e festave të Nëntorit,  në Pallatin e Brigadave në Tiranë

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është nderuar me medalje në Tiranë për kontributin e saj për fuqizimin e gruas.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se të jesh grua dhe të qëndrosh përballë sfidave të kohës është guxim, por edhe obligim.

Derisa, ka thënë se ky nderim që i është dedikuar asaj, është në fakt dedikim për gruan shqiptare.

Postimi i saj i plotë:

Në pritjen zyrtare me rastin e festave të Nëntorit,  në Pallatin e Brigadave në Tiranë,  nga kryebashkiaku Veliaj, në emër të  Unionit të Bashkive Shqiptare, u nderova me medalje mirënjohjeje për kontributin tim në fuqizimin e gruas.

Të gjithë duhet të ndihemi krenarë kur shohim se forca e gruas ka nisur të çmohet dhe përfshirja e saj të vlerësohet. Të jesh grua dhe të qëndrosh përballë sfidave të kohës është guxim, por edhe obligim.

Ky nderim që më është dedikuar mua, është në fakt dedikimi për gruan shqiptare kudo që është, është dedikimi për vlerën e saj në shoqëri. Prandaj në emër të gruas shqiptare kudo që jeton, këndej e andej kufirit, ju them: ne jemi shoqëri e fortë sepse gruaja shqiptare ndër shekuj ka qenë shtylla e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat