Bërnabiq tha se po kërkohet t’i vendosin sanksione Putinit dhe ta njohin Kosovën, reagon Rusia

Aktuale

Bërnabiq tha se po kërkohet t’i vendosin sanksione Putinit dhe ta njohin Kosovën, reagon Rusia

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 11:11
Maria Zahkarova

Zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zahkarova, ka reaguar pasi Ana Bërnabiq ka deklaruar se Serbisë po i kërkohet nga BE-ja që t’i vendosë sanksione Rusisë dhe që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Zahkarova ka thënë se një kërkesë e tillë e Evropës për Serbinë “është qesharake”.

“Kjo është vërtetë qesharake. Çfarë ka mbetur nga Evropa në BE?

Vetëm një referencë gjeografike për kontinentin. Evropa si qytetarim ruhet në Rusi”, ka shkruar drejtuesja e propagandës ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat