Kurti dhe Borrell bëhen bashkë në Spanjë, ky i fundit thuhet se “duartrokiti ngrohtësisht” fjalimin e kryeministrit

Aktuale

Kurti dhe Borrell bëhen bashkë në Spanjë, ky i fundit thuhet se “duartrokiti ngrohtësisht” fjalimin e kryeministrit

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 17:06
Borrell- Kurti

Qëndrimi në Spanjë ku kryeministri Kurti po merr pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, duket se e ka bërë bashkë me kryediplomatin evropian, Josep Borrell me të cilin Kurti kishte përplasje javën e fundit.

Ministri i Qeverisë, Hajrulla Çeku  ka publikuar pamje nga ky organizim, duke thënë se fjalimi i Kurtit, u duartrokit madje edhe nga kryediplomati evropain, Josep Borrell, me të cilin Kurti kishte përplasje javën e fundit.

“Vizitë e shkëlqyeshme e Kryeministrit Albin Kurti në Spanjë.

Përveç pjesëmarrjes në Kongresin e Internacionales Socialiste dhe fjalimit të tij që u duartrokit ngrohtësisht edhe nga Josep Borrell, Kryeministri Kurti zhvilloi takime me liderë shtetëror e partiak nga Europa dhe bota, përfshirë shtetet që nuk e njohin Kosovën.
Ndër shumë, Kryeministri Kurti u takua me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, ish Kryeministrin e Greqisë dhe deputetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, George Papandreou, ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana dhe Kryetarin e Malit të Zi, Milo Djukanovic”
, ka shkruar ndër të tjera Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat