Mehaj viziton familjen e komandantit, Tahir Sinani në Tropojë: Na mbetet vetëm ti ndjekim hapat e dëshmorëve tanë

Aktuale

Mehaj viziton familjen e komandantit, Tahir Sinani në Tropojë: Na mbetet vetëm ti ndjekim hapat e dëshmorëve tanë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 20:49
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar sot familjen e komandantit, Tahir Sinani në Gri të Tropojës.

Për ministrin Mehaj kjo vizitë ishte e veçantë ashtu siç ka qenë edhe kontributi i komandantit për kombin shqiptarë.

I stërvitur mirë dhe strateg i luftës, pikërisht siç i duhej atdheut dhe radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, për të organizuar luftën dhe për ta fituar lirinë, ky ishte heroi ynë kombëtar, Gjeneral Tahiri. Sa do që shkruajmē e themi për të, prapë nik mund të përshkruajmë si duhet trimërinë, guximin dhe sakrificën e tij. Prandaj ne na mbetet vetēm gë ndjekim hapat e tij dhe gjithë dëshmorëve tanë. Vetëm duke ecur në rrugën e njëjtë, jemi të sigurt që jemi në rrugën e duhur”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat