Shpejtim Bulliqit i hakohet Facebook-u dy herë brenda 24 orëve

Aktuale

Shpejtim Bulliqit i hakohet Facebook-u dy herë brenda 24 orëve

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 08:08
Shpejtim Bulliqi

Shpejtim Bulliqit, kryetar i Podujevës, i është hakuar llogaria e tij private në Facebook. Ai njoftimin e ka bërë në faqen zyrtare të tij.

Bulliqi tha se Facebooku i është hakuar dy herë brenda 24 orëve, derisa shtoi se nuk ka qasje në llogarinë e tij.

Ai njoftoi se rastin e ka paraqitur në organet e hetuesisë.

“Brenda 24 orëve të fundit dy herë më është hakuar Facebook-u privat dhe tani unë nuk kam qasje në llogarinë time në këtë rrjet social. Prandaj, derisa të kthehet në menaxhimin tim, çfarëdo që mund të postohet në atë faqe mban autorësinë e hakerëve-keqbërësve. Rastin e kam paraqitur në organet kompetente të hetuesisë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat