Provokimet në Katar, Berisha: Akt primitiv, të përjashtohet kombëtarja serbe nga Botërori

Aktuale

Provokimet në Katar, Berisha: Akt primitiv, të përjashtohet kombëtarja serbe nga Botërori

Nga: A.SH Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 09:45
Tifozët serbë në Katar

Kryedemokrati Sali Berisha ka reagua pas provokimeve nga ana e Serbisë në Katar, ku po zhvillohet kampionati botëror.

Ai dënon veprimet e serbëve, dhe ka kërkuar që të përjashtohet nga kampionati.

Postimi në Facebook:

Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama. #sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat