Tirana bashkoi dy kuvendet, por kur u mbajt takimi i fundit mes dy qeverive shqiptare?

Aktuale

Tirana bashkoi dy kuvendet, por kur u mbajt takimi i fundit mes dy qeverive shqiptare?

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, janë bërë bashkë për herë të parë në Tiranë.

Këtë seancë do të niset nga kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e më pas do të flas homologu i saj nga Kosova, Glauk Konjufca.

Deputetëve do t’iu drejtohen edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Fjalime do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme.

Ndërkaq, më 20 qershor është mbajtur mbledhja e tetë e përbashkët e të dyja qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Të pranishëm aty ishin kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama, e pos tyre morën edhe ministrat e të dyja kabineteve qeveritare.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë u nënshkruan 19 marrëveshje.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve do të jetë në ora 12:30.

Deri tani gjithçka është bërë gati për të filluar pritja e delegacionit të Shqipërisë në krye me kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet, ku delegacioni i qeverisë shqiptare pritet të arrijë aty në orën 10:45, derisa në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit Edi Rama nga kryeministri Albin Kurti.

Mbledhja e dy qeverive do të fillojë në orën 11:15, teksa më pas është planifikuar një konferencë për shtyp.

Ndryshe, mbledhja e fundit e dy qeverive ishte mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Elbasan, ku ishin nënshkruar 19 marrëveshje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat