Nikolla në mbledhjen e dy kuvendeve: Dikur edhe si ëndërr nuk mund të na shfaqej ky moment

Aktuale

Nikolla në mbledhjen e dy kuvendeve: Dikur edhe si ëndërr nuk mund të na shfaqej ky moment

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:33
Lindita Nikolla

Kryetaraja e Parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka thënë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, se kjo është një ditë e bukur dhe e paharrueshme.

“Sot kjo orë e shënuar rikonfirmon thirrjen shpirtërore “një komb, një qëndrim”, atë të vëllazërimit Shqipëri-Kosovë, në vigjilje të 28 nëntorit”, tha Nikolla.

“Dikur, edhe si ëndërr nuk mund  të na shfaqej ky moment, nga pengesat  e panumërta të historisë, që ekzistencën, territorin, gjuhën dhe identitetin na e vinin në diskutim”.

“Teksa ecën nëpër stinë e mote, shqiptarët e gjetën shekullin  e tyre. Asnjëherë nuk i ikën nderit e privilegjit që iu dha emri shqiptar. U bë Shqipëri dhe Kosova, u bënë shqiptarët këndej e andej kufirit qytetarë të denjë të civilizim. Pa dallim feje, krahine dhe ideje, iu falën flamuri kombëtar”.

Nikolla tha se Shqipëria dhe Kosova sot janë dy shtete të pavarura, demokratike e të respektuara, me miq aleat të mëdhenj, SHBA-në dhe BE-në, me aspirata për në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat