Kuvendi i përbashkët Shqipëri-Kosovë, anashkalohet PD e Berishës

Aktuale

Kuvendi i përbashkët Shqipëri-Kosovë, anashkalohet PD e Berishës

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:33
Kuvendi i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë është duke zhvilluar një mbledhje të përbashkët me atë të Kosovës.

Në hyrje të kuvendit janë vënë ngjarje historike që sollën pavarësinë e kombit shqiptar ndërkohë që deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë u shpjegohen përciptazi ngjarje të rëndësishme të kombit shqiptar.

Mbledhja e deputetëve të të dy shteteve ka nisur në  orën 10:00 dhe do të ketë fjalimi nga deputetët dhe kryeministrat përkatës.

E para që ka folur ka qenë kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ndërkohë që ajo është ndjekur nga fjala e Glauk Konjufcës.

Nga ana tjetër, pas tyre do të flasin kryeministri Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurtin.

Mes folësve janë ministrave dhe krerë grupet parlamentare nga të dyja shtetet, por vihet re që kuvendi ka shpërfillur grupin e Berishës në PD dhe ka vënë Alibeajn si folës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat