Konjufca thirrje nga Tirana: Serbia na lufton nga brenda dhe jashtë, duhet të jemi sa më afër njëri-tjetrit

Aktuale

Konjufca thirrje nga Tirana: Serbia na lufton nga brenda dhe jashtë, duhet të jemi sa më afër njëri-tjetrit

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:41
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e cilësoi 28 nëntorin si një festë jo vetëm të Shqipërisë por dhe të Kosovës. Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve në Tiranë, Konjufca uroi ditën e flamurit dhe ftoi të dy vendet të jenë sa më afër për të përballuar sfidat e interesit kombëtar, përfshirë dhe qëllimet dashakaqe të Serbisë.

“Na ka bërë tok në Tiranë dita më e rëndësishme e kombit tonë 28 nëntori, le t’i përshëndesim të gjithë shqiptarët kudo që janë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të zi, Bujanovc, Preshevë e Medvegj, por dhe në Greqi, Itali e SHBA. Jemi këtu e jemi me ju dhe juve ju kemi në zemër, urime dita e flamurit. 28 nëntori mban të gjitha aspiratat e përbashkëta, ka simbolikën e nevojshme për të mbajtur kujtimet tona më të çmuara.

28 nëntori është i Shqipërisë po aq sa është i Kosovës. Pikërisht në këtë ditë lindi dhe heroi i madh shqiptarisë Adem Jashari i cili u sakrifikua me të afërmit e tij në Prekaz në luftën me liri. Lufta e lavdishme e popullit tonë e largoi okupatorin dhe i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë”, tha Konjufca.

Ai shtoi: “Aq sa kohë kemi nevojë të festojmë aq duhet të reflektojmë për sfidat. Bota është më e sigurt se dje për shkak të sulmit në Ukrainë. I vetmi shtet që mbetet i lidhur me Rusinë në Evropa është Serbia, e cila kërkon ta destabilizojë Kosovën dhe ta ndajë atë. Serbia na lufton nga brenda dhe nga jashtë dhe sa më afër të jemi mes njëri tjetrit aq më e lehtë do të jetë mbrojtja e interesave kombëtarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat