Behgjet Pacolli lajmërohet nga Tirana, tregon momentin kur u kritikua si president

Aktuale

Behgjet Pacolli lajmërohet nga Tirana, tregon momentin kur u kritikua si president

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:55
Seanca e parë parlamentare e përbashkët në mes të Parlamenteve të Shqipërisë dhe të Kosovës

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se më 2011 kur për një periudhë të shkurtër ishte president i Kosovës dhe në vizitën e parë që e bëri në Shqipëri si shef shteti në këtë Parlament, ndër të tjerash thotë se pati deklaruar se duhet të fillojë menjëherë bashkëpunimi ndërmjet Qeverive, Presidentëve, Parlamenteve e të gjitha institucioneve.

“Bëra thirrje në eleminimin e kufijve në mes Kosovës e Shqipërisë, eleminimin e pëngesave për levizjën e lirë të njerëzve e mallrave etj”, tha ai, teksa publikoi një foto nga mbledhja e përbashkët mes Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Por, deputeti opozitar theksoi se për këtë u kritikua shumë.

“Fare mirë më kujtohen edhe titujt bombastik në disa mediume të shkruara në Kosovë se kjo deklaratë ishte e pavend dhe se do të dëmtonte shumë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve. Në Kosovë kishte edhe nga ata që më inkurajuan që mos të frikësohem nga kjo deklaratë dhe se ajo ishte, edhe pse e vonuar por shumë e duhur”, shtoi ai në Facebook.

“Pra, sot po mbahet seanca e parë parlamentare e përbashkët në mes të Parlamenteve të Shqiperisë dhe të Kosovës (Që po ndjek shëmbullin e Qeverive). Urime Kosovë, Urime Shqipëri, Urime dita e Flamurit gjithë kombit Shqiptarë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat