“28 nëntori është i Kosovës po aq sa është i Shqipërisë”/ Mesazhi i Konjufcës emocionon deputetët

Aktuale

“28 nëntori është i Kosovës po aq sa është i Shqipërisë”/ Mesazhi i Konjufcës emocionon deputetët

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 11:09
Glauk Konjufca

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, tha në fjalën e tij në seancën e përbashkët që po mbahet mes Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë:

“Jemi me ju dhe ju kemi në zemër.

28 nëntori mban në zemër ëndrrat tona kolektive dhe dashurinë e madhe për kombin. Kjo ditë ka simbolikën e vet për të mbajtur gjallë emocionet, krenarinë, gatishmërinë tonë.

28 nëntori është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës.

Kur ishim të shtypur e jetonim nën terrorin jugosllav, popullin tonë e mbajti gjallë dashuria për tokën, kombin re gjuhën shqipe.

Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë.

Dy ngjarje kanë qenë të rëndësishme, ardhja e demokracisë në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës pak vite më vonë.

Ne shqiptarëve historia na ka mësuar se aq sa duhet të festojmë duhet të reflektojmë. Bota sot është më pak e sigurt se dje si fakt i luftës në Ukrainë. I vetmi shtet i lidhur me Rusinë është Serbia, na lufton nga brenda e jashtë. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë.

Rrnoftë dita e flamurit. Rrnoftë kombi shqiptar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat