Edhe pse nuk ka qenë shumë i pranishëm në Kuvend, ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk kishte si të mungonte në seancën e parë plenare të përbashkët Shqipëri-Kosovë.
Ai ka publikuar një foto në rrjetet e tij sociale i ulur bashkë me ligjvënës të tjerë të Partisë Demokratike dhe kolegë nga Kosova.
Basha: Nisim sot mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit shqiptar.