Kurti-mërgimtarëve për 28 nëntor: Kjo ditë është edhe e juaja, e më së shumti e juaja

Aktuale

Kurti-mërgimtarëve për 28 nëntor: Kjo ditë është edhe e juaja, e më së shumti e juaja

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 12:12
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e mbajtur në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, foli edhe për mërgimtarët.

Ai iu drejtua atyre duke thënë se 28 nëntori është “ditë është edhe e juaja, e më së shumti e juaja”.

Kurti u shpreh se mërgimtarët janë mbështetja më e madhe ekonomike për vendet tona e për familjet e tyre.

“Sot është kremte, Dita e Flamurit, e nuk dëshirojë të flas gjatë për halle e probleme, por dua t’u dërgoj një mesazh të gjithë atyre  që kanë marrë udhën gjithmonë të dhimbshme të kurbetit, kjo ditë është edhe e juaja, e më së shumti e juaja. Mërgimtarët janë mbështetja më e madhe ekonomike për vendet tona e për familjet e tyre, por edhe burim demokratizimi e kulture që ata e marrin në shoqëritë e zhvilluara ku shkojnë të jetojnë e të punojnë”.

“E di se atje nuk po shkoni për qejf, por prej brengës, e di që ende s’kemi bërë mjaftueshëm që t’ua kthejmë besimin në institucione, në drejtësi, në shtet në politike, që ju ta mendoni rritjen e fëmijevë tuaj në atdheun tuaj si opsionin më të mirë. Por, iu garantojë se këtë betejë do ta bëjmë deri në fund e do ta fitojmë edhe me ndihmën tuaj”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat